PHENIAN – Kim Jong Un kërcënon SHBA-në me përdorimin e armëve bërthamore

by admin
Spread the love

PHENIAN, 28 korrik /ATSH-DPA/ – Sundimtari i Koresë së Veriut, Kim Jong Un kërcënoi përdorimin e armëve bërthamore në rast të një konflikti ushtarak me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Korenë e Jugut, njoftuan mediet shtetërore.

“Forcat tona të armatosura janë plotësisht të përgatitura për t’iu përgjigjur çdo krize”, tha Kim.

Ai shtoi se ”forcat e parandalimit bërthamor të Koresë së Veriut janë të gatshme të mobilizohen në kohën e duhur për misionin e tyre”.

Përpara manovrave të përbashkëta ushtarake verore nga forcat amerikane dhe koreano-jugore muajin e ardhshëm, Kim ka adoptuar një ton më të mprehtë se zakonisht.

”Koreja e Jugut do të përballet me një shkatërrim total nëse do të ndërmarrë përpjekje të rrezikshme kundër Koresë së Veriut”, shtoi ai duke iu referuar planeve të qeverisë së Seulit për të ringjallur një sistem sulmesh parandaluese për të kundërshtuar programin e armëve bërthamore dhe raketave balistike të Phenianit.

Vërejtjet e Kim u bënë gjatë një fjalimi para veteranëve në Phenian për të shënuar 69-vjetorin e nënshkrimit të një armëpushimi që i dha fund Luftës Koreane të viteve 1950-53.

Kjo ditë shënohet si “Dita e Fitores” në Korenë e Veriut./  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakPolicia Rrugore e Durrësit, 1594 masa administrative

You may also like