Pezullohet kampioni i kuajve që rrëzoi rivalin pas goditjes me bërryl gjatë garës (fotot)

by admin
Spread the love

Një garues i njohur me kuaj është pezulluar për 60 ditë nga sporti i njohur i lojrave të fatit pasi goditi me bërryl rivalin e tij Rossa Ryan duke e rrëzuar nga shala në mes të garës.

Belgu Christophe Soumillon u zbulua nga pamjet e regjistruara të garës dhe kërkoi ndjesë për incidentin në pistën Saint-Cloud, pasi rrëzoi përtokë garuesin irlandez.

“Nuk e bëra me qëllim ta rrëzoja nga kali, unë vetëm doja të mbaja pozicionin tim”, justifikohej  Soumillon.

Por megjithë rënien nga kali me një rrotullim në ajër, Ryan ishte i aftë të ngrihej në këmbë dhe të shkonte vetë për kontrollin mjekësor.

Pezullimi i Soumillon nis më 14 tetor kështu që ai do të humbasë garat e Prix de l’Arc de Triomphe në Francë, që është gara më e pasur në Evropë, të dielën pranë Parisit.

Rrjedhimisht Ryan ra nga kali dhe humbi garën, ndërsa Soumillon arriti të renditej i dyti, edhe pse më vonë kali i tij u skualifikua.

“Ndjeva presion gare nga Rossa në anë prandaj doja të ruaja pozitën time prapa Ryan [Moore],” tha Soumillon për Sky Sports Racing.

“Isha pak prapa Ryan dhe hapa bërrylat për të treguar se nuk do të futesha në pjesën e brendshme. Për fat të keq duhet ta kem shtyre kur i thashë kalit të bënte pak djathtas. Kam shkuar ta takoj garuesin dhe është mirë, si ai dhe kali.”

“Për njerëzit që i duan garat me kuaj, dua të them se nuk ishte e bukur prej meje dhe kërkoj ndjesë për atë që ndodhi sot”, deklaroi Sourmillon.


Top Channel

You may also like