Petrovska: Maqedonia do të dërgojë në Turqi 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg





Ministria e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska, ka bërë të ditur se Maqedonia e Veriut do të dërgojë në Turqinë e goditur nga tërmeti i sotëm 22 forca speciale, një qen kërkimi dhe ndihma humanitare.

“Ministria e Mbrojtjes dhe Ushtria po dërgojnë ndihma emergjente për të përballuar pasojat e tërmetit katastrofik që goditi Turqinë. Me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes, Qeveria në seancën e jashtëzakonshme ka marrë vendim që në Turqinë mike të dërgohet një ekip kërkimi-shpëtim nga Ushtria, qen kërkimor dhe ndihma humanitare.
22 persona nga Batalioni i Forcave Speciale, dy mbajtës dhe qen kërkimi të trajnuar do të nisen së shpejti drejt Turqisë aleate për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve nga rrënojat e tërmetit shkatërrues.
Ne qëndrojmë në solidaritet për të ndihmuar të mbijetuarit të kalojnë këto kohë të vështira.
Ne gjithmonë do të ndihmojmë një mik në vështirësi.”- thotë Petrovska.







Artikulli paraprakTurqia shpall shtatë ditë zie kombëtare
Artikulli tjetërDonev: Bullgaria asnjëherë nuk ka qenë kërcënim për sigurinë kombëtare të Maqedonisë




You may also like