Petro Koçi i frikësohet Berishës: Ai është një njeri i dhunës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për deputetin e PS-së, Petro Koçi ajo që po ndodh në PD “është një luftë e hapur për hipotekën e partisë.

“Ajo që po ndodh në PD, është një kacafytje për pronën”, tha Koçi.

Koçi deklaroi në emisionin “Zona Zero” në Top Neës se ish-kryeministri është i prirur të bëjë çdo gjë për të arritur qëllimin e tij.

Ai e akuzon Sali Berishën edhe për krime, të cilat sipas tij, “tashmë nuk mund t’i bëjë hapur sepse shteti është në një stad tjetër”.

“Berisha i bën të gjitha, por nuk bën dot atë që bënte në vitet 1990. Atëherë bënte edhe krime hapur, por tashmë nuk i bën dot. Sot Shqipëria është në një stad tjetër. Sali Berisha është një person i dhunës dhe për qëllimin justifikon çdo mjet. Tashmë nuk ka hapësirë veprimi. Mund të sulmojë edhe selinë e tij, ta marrë me forcë”, tha deputeti i PS.

Gjithsesi, Koçi nuk beson në një rikthim dominues në politikë të Sali Berishës.

“Nuk mund të ndodhë më ajo që ndodhi pas vitit 1997”, tha Petro Koçi.

You may also like