Petrit Vasili nuk përmbahet, i bën thirrjen e fortë Ramës: Ndalo

by admin
Spread the love

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili i bën thirrje kryeministrit Edi Rama të ndalojë punimet në aeroportin e Vlorës duke i kujtuar thirrjen e bërë nga Komiteti i Konventës së Bernës.

Ai shkruan se Shqipëria e ka nënshkruar këtë konventë që prej vitit 1995 dhe ajo është vënë në zbatim katër vite më vonë. Vasili thekson se është koha për t’i thënë ndal njëherë e mirë këtij kryeministri që sipas tij është i etur për shkatërrim.

“Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane”, thekson ai.

Statusi i plotë i Petrit Vasilit:

“Edi Rama, o monster antiligj, ndalo punimet ne Aeroportin e Vlores, po shkel çdo Konventë e ligj! Komitet i Konventës së Bernës kërkon pezullimin e punimeve për aeroportin e Vlorës!!

Sipas dokumenteve të miratuara në mbledhjen vjetore të Komitetit të mbledhur në Strazburg në takimin vjetor nga 28 nëntori deri në 2 dhjetor:

“Kërkesa për pezullimin e punimeve për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës vjen për shkak të mungesës së dukshme të respektimit të Ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare”.

Konventa e Bernës eshte e njohur ndryshe edhe si Konventa për Ruajtjen e Jetës së Egër dhe Habitatet Natyrore Evropiane. Konventa e Bernes është një instrument juridik detyrues ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes dhe ruajtjes së natyrës.

Shqipëria e ka nënshkruar këtë Konventë në vitin 1995 dhe ka hyrë në fuqi në maj të vitit 1999. Edi Rama si vandal shkaterrues i çdo vlere natyrore, historike dhe kulturore nuk ndalet perpara çdo masakre. Eshte koha per ti thene ndal nje here e mire ketij te kryeministri te etur per shkaterrim”, shkruan ai.

You may also like