Petkovski: Nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Lideri i PRSD-së, Tito Petkovski, sot pasdite, para takimit të partnerëve të koalicionit me kryeministrin në dorëheqje, Zoran Zaev, deklaroi se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, por se Qeveria aktuale duhet të vazhdojë me punë. Siç tha Petkovski, duhet të dihet se çka janë zgjedhjet lokale, dhe çka ato parlamentare, nëse duam të kemi shtet demokratik. “Nuk mundet, nëse humbni një palë zgjedhje, t’i përsëritni të gjitha”, porositi Petkovski.

Në takim, informoi ai, pritet të dakordohen hapat e ardhshëm, sepse “sipas Kushtetutës është e qartë se si duhet të zhvillohet puna pas dorëheqjes që e dha kryeministri”. “Së pari, patëm zgjedhje parlamentare vitin e kaluar. Legjitimitet për formim të qeverisë merret në zgjedhje parlamentare. Partia fituese VMRO-DPMNE në zgjedhjet lokale fitoi 30 për qind të votuesve që dolën në zgjedhje, ndërsa LSDM fitoi 25 për qind. Nga ana tjetër, shikoni, partneri i koalicionit BDI në zgjedhjet lokale i përsëriti rezultatet zgjedhore, njejtë siç i pati edhe në zgjedhjet parlamentare. Ne duhet të mësohemi se çka janë zgjedhjet lokale, e çka ato parlamentare, nëse duam të kemi shtet demokratik. Nuk mundet nëse humbni një palë zgjedhje, t’i përsëritni të gjitha”, deklaroi Petkovski para takimit në Qeveri. PRSD, shtoi ai, mbetet pjesë e shumicës parlamentare. “Qëndrojmë në mbështetje të shumicës parlamentare me pjesëmarrje në këtë Qeveri dhe konsiderojmë se ajo duhet të vazhdojë. Ndodhën zgjedhjet lokale, Maqedonia mendoj se fitoi. Çështje tjetër është se kush dhe si do ta interpretojë atë. zgjedhjet lokale përfunduan dhe kryetarët e komunave duhet t’i marrin funksionet, të sillen me përgjegjësi dhe Qeveria të vazhdojë. Në takimin tani, duhet të ketë marrëveshje për atë si do të lëvizin më tutje gjërat për përbërjen e Qeverisë, sepse kryeministri dha dorëheqje dhe sipas Kushtetutës, bie e tërë Qeveria. Ne, partnerët e koalicionit nga shumica parlamentare, do të bisedojmë për atë si më tutje do të zhvillohet e tërë procedura, sepse procedura është e qartë sipas Kushtetutës se si duhet të lëvizë. Tani çështja është si prej së afërmi të vihet ose deri te kandidati, nëse mbetet shumica e njejtë parlamentare ose ndërkohë do të krijohet ndonjë rigrupim ndoshta apo ndonjë shumicë e re parlamentare. Gjithçka është e mundur”, theksoi Petkovski.

You may also like