Petkoviq: Fatkeqësisht tabelat RKS Serbia i pranoi në kohën e Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit

by admin
Spread the love

Vartësi i Vuçiqit, Petar Petkoviq, thotë se Serbia pranoi ekzistencën e shtetit të Kosovës, kur u nënshkrua marrëveshja e vitit 2011. Për këtë, ai fajin ia lë atëherë negociatorit të Serbisë, Borko Stefanoviqit.

Zyrtari serb, Petar Petkoviq, që drejton një të ashtuquajtur Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, ka folur sot para mediave, për t’i transmetuar ato që ia ka thënë shefi i tij, Presidenti Aleksandër Vuciq.

Petkoviq thotë se Vuëq është në kërkim të një zgjidhjeje kompromisi dhe se e djeshmja ka qenë ditë e vështirë për të.

Sipas tij, Vuçiq dje në tavolinën e bisedimeve në Bruksel me kryeministrin Albin Kurti, i ka dhënë dy propozime, transmeton Gazeta Express.

Propozimi i parë, sipas tij, ka të bëjë me marrëveshjen për dokumente identifikimin, të cilën e ka nënshkruar Edita Tahiri nga Kosova dhe Borko Stefanoviq nga pala serbe. Këtë marrëveshje ai e quan “jo të mirë”.

“Në lidhje me letërnjoftimet, ne ishim të gatshëm që për qytetarët e Serbisë, të cilët jetojnë në Serbi, kur të shkojnë në Kosovë, t’u lëshohet një dokument hyrje/dalje në kufirin administrativ”, ka thënë Petkoviq, sipas një raportimi të “KosovOnline”.

Kjo, sipas tij, nuk duhet të vlejë për serbët e veriut.

Ai thotë se marrëveshja e 2011-s, e nënshkruar nga Stefanoviq, e njeh ekzistencën e Kosovës.

Propozimi i dytë ka të bëjë me targat, për të cilat, ai thotë se Serbia i ka pranuar me marrëveshjen mes Tahirit e Stefanoviqit. 

You may also like