Petkov: Me Maqedoninë e Veriut kemi mundësi të bëjmë diçka që s’është bërë 30 vjet

by admin
Spread the love

Kryeministri bullgar Kiril Petkov është shprehur sot se duhet të përmbushen detyrimet që nuk janë nuk janë përfunduar sa i përket marrëdhënieve me Maqedoninë e Veriut. Petkov, siç raporton BTA, është shprehur se të martën më 25 janar do të mbahet mbledhje e përbashkët qeveritare e Bullgarisë dhe Maqedonisë Sofje.

Kemi mundësi të bëjmë diçka që në 30 vitet e fundit s’është bërë. Nuk do të humbasim asnjë minutë që të arrijmë rezultate”, u shpreh Petkov.

Sipas tij, temë e rëndësishme është ndërlidhja mes dy vendeve duke theksuar nevojë për lidhjen hekurudhore mes dy kryeqendrave si dhe linjën e drejtpërdrejtë të avionit.

You may also like