Petkov: Diplomatët po bisedojnë, Kuvend i Bullgarisë vendos në fund

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri i Bullgarisë, Kirill Petkov, nuk e ka konfirmuar e as demantuar informacionin të cilën e publikoi media bullgare BGNES se ai së bashku me presidentin bullgar, Rumend Radev do të shkojnë në Paris, ku do të takohen me presidentin francez, Emanuel Makron, për t’i dhënë fund vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Në samitin e BE-së, Petkov, u shpreh se për momentin nuk ka hapa real për zgjidhjen e kontestit. Sipas tij, duhet të shmanget cdo keqpërdorim i temës.
“Për çdo gjë që merren vesh diplomatët, ne do të duhet ta kalojmë në Kuvend. Pra, Kuvendi është zgjidhja e fundit, nuk do të ketë asgjë të fshehur për popullin bullgar dhe ne të gjithë do të kemi një vizion të përbashkët”, tha Petkov.
I pyetur nëse pret që kontesti të ketë avancim në ndonjë mënyrë, siç kërkoi presidenti francez Emmanuel Macron, Petkov tha se varet nga Evropa se sa do t’i pranonte kushtet që janë shumë të rëndësishme për Bullgarinë.


You may also like