Petit: Mbappe është mbreti i ri, Messi duhet t’i shërbejë

by admin
Spread the love

Performancat e Lionel Messit me PSG kanë ndezur një debat të madh në Francë. Niveli i tij përballë Real Madridit nuk ishte ai që pritej, madje “Pleshti” humbi edhe një 11-metërsh që mund të ishte vendimtar për ekipin e tij.

Nga ana tjetër, performancën e argjentinasit e eklipsoi shoku i tij i skuadrës, Kylian Mbappe. Talenti francez shënoi golin e vetëm të takimit që i dha edhe fitoren PSG-së. Kështu, për të komentuar situatën e dy lojtarëve, ka folur edhe ish-futbollisti francez, Emmanuel Petit.

Ai foli për RMC Sport, ku ndër të tjera tha se tashmë mbreti i ri është Mbappe dhe Messi duhet të vihet në dispozicion të tij dhe jo e kundërta.

“Mbreti sot është Mbappé dhe nuk e kuptoj pse Lionel nuk përpiqet të luajë me të. Kur Neymar hyri ai padyshim që po kërkonte një dialog me Messin, por tani ka një mbret të ri dhe ai është Kylian Mbappé. I takon Messit të vendosë veten në shërbim të Kylian nëse dëshiron të jetë vendimtar dhe të fitojë zemrat e parisienëve”, tha Petit. /oversport.tv

You may also like