Peter Stano flet për Klan Maqedoni mbi pritshmëritë e takimit të Ohrit – Shqip

by admin
Spread the love

“Askush s’ka vendosur datë as për firmosje të marrëveshjes dhe as për dakortësinë mbi udhërrëfyesin në Ohër”

Në një intervistë eskluzive për Klan Maqedoni, Peter Stano, zëdhënësi i shefit të diplomacisë europiane, Josep Borrell Fontelles tregon pse u zgjodh Ohri si vend takimi për raundin e 18 marsit midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe pritshmëritë mbi takimin e Ohrit. Peter Stano i përgjigjet dhe kritikave mbi mosnënshkrimin e marrëveshjes së përkohshme që pritet të çojë te marrëveshja përfundimtare.

Pse Ohri u përzgjodh si vendakim për randin e ardhshëm të dialogut Prishtinë-Beograd ?

Peter Stano, zëdhënës i KE-së:

“Për Bashkimin Europian është e rëndësishme të sigurohet një vazhdimësia e shpejtë e dialogut dhe të ruhet momentumi. Ne patëm një takim shumë të mirë në 27 shkurt me kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç, të cilët ranë dakort në parim mbi propozimin e BE-së, duke konsideruar se nuk ishte më e nevojshme të diskutohej ky propozim. Ata gjithashtu ranë dakort për të diskutuar zbatimin e udhërrëfyesit të këtij propozimi në raundin e ardhshëm. Kjo është e rëndësishme, sepse kur ka një propozim, nevojitet të dihet, se si duhet zbaruar ai, pra ka një urdhërrëfyes me afate kohore të qarta. Përfaqësuesi i lartë i  Bashkimit Europian do të jetë në Tiranë dhe Shkup në fundjavë. Nga ana tjetër, kemi një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në datën 20 dhe samit europian në 23 dhe 24 mars në Bruksel. Duke qenë se dialogu ka qenë pjesë  e vazhdueshme e angazhimit tonë për rajonin, ne kombinuam arsyet politike dhe afatet kohore dhe rezultoi, se zgjedhja më e mire ishte që takimi për dialogun të zhvillohet në Ohër. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ofroi me zemërgjerësi organizimin e këtij takimi. Dhe përfaqësuesi I lartë Borrell vendosi të shfrytëzojë këtë oportunitet dhe të ftojë kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në Ohër.

Ju e përmendët, që kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç arritën dakortësinë për një marrëveshje paraprake që supozohet të çojë të marrëveshja finale. Pavarêsisht kësaj, Josep Borrel është kritikuar që nuk arriti nënshkrimin e  marrëveshjes nga dy liderët. Si i përgjigjeni këtyre kritikave ?

Peter Stano, zëdhënës i KE-së:

“Takimi në Bruksel nuk ka patur kurrë si qëllim firmosjen. Qëllimi ishte diskutimi mbi propozimin e BE-së drejt normalizimit të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Kjo ishte shumë e qartë për ne, ashtu si dhe për pjesëmarrësit. Ishte një mundësi për të zhvilluar një takim trilateral për të diskutuar këtë propozim të BE-së. Nuk e di se nga vjen nocioni i firmosjes. Përfaqësuesi i lartë nuk ka thënë kurrë, se po e organizonte takimin në Bruksel për firmosjen e marrëveshjes. Dialogu është një tërësi sekuencash  të takimeve. Nuk ishte as i pari as i fundit. Kjo tërësi sekuencash do të çojë eventualisht në marrëveshjen përfundimtare, por kjo vjen në fund të procesit. Për ne ishte arritje e madhe që tê dyja palët dhanë dakortësinë e tyre për propozimin e BE-së, duke e kthyer atë në marrëveshje. Tani ne hedhim hapin tjetër, që është diskutimi mbi zbatimin e udhërrëfyesit apo aneksit të zbatimit të propozimit në Ohër. Shpresojmë, se palët do të tregojnë qasje konstruktive dhe progresiste për të ecur përpara dhe të shfrytëzojnë momentin pozitiv në rrugën ende shumë të gjatë të dialogut.

Fakti që Bashkimi Europian publikoi për herë të parë propozimin e BE-së, a do të thotë që po futemi në një dinamikë të re të dialogut ?

Peter Stano, zëdhënës i KE-së:

“Ne duam të shohim dhe shpresojmë në një dinamikë të re, që u shfaq nga agresioni illegjitim i Rusisë në Ukrainë. Kjo ndryshoi kontekstin gjeopolitik kudo. Kjo ka padyshim peshën e saj. Por edhe në kuadrin e dialogut Prishtinë-Beograd ne vërejtëm muajt e fundit, se jemi në një kontekst të vazhdueshëm menaxhimi krizash, duke zgjidhur një problem e më pas një tjetër. Kjo është e paqëndrueshme për një periudhë afatgjatë dhe dialogu nuk bëhet për këtë. Dialogu duhet të jetë lidhur me zgjidhjen e problemve të hapura njëri pas tjetrit dhe përmbylljen e tyre graduale deri në arritjen e një marrëveshje përrfundimtare gjithpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve. Këtu duhet parë edhe shtysa e fortë e shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve ndërkombëtarë për Serbinë dhe Kosovën për të ecur përpara, pasi tashmë nuk mund të ketë më humbje kohe. Ne kemi nevojë për më shumë pajtueshmëri, stabilizim dhe normalizim në një botë që po bëhet gjithnjë e më shumë e destabilizuar”.

Ju thatë që pritshmëria juaj për takimin e Ohrit, është që të dyja palët të bien dakort për udhërrëfyesin. Sa besim keni që do ketë dakortësi ?

Peter Stano, zëdhënës i KE-së:

“Le të jemi të qartë, që qëllimi I takimit të Ohrit është të diskutohet mbi zbatimin e aneksit të marrëveshjes. Ne nuk po vendosim standarte apo afate kohore të rrepta, të tipit kjo duhet bërë tani apo duhet firmosje e marrëveshjes. Pjesa më e vështirë e arritjes së marrëveshjes ishte dakortësia poliitike, por tani duhen hedhur hapat e zbatimit, se çfarë duhet bërë dhe kur. Për ne është e rëndêsishme t’i fillojmë këto diskutime dhe nuk e dijmë se kur do mbarojnë ato, sepse kjo varet nga aftësia e të dyja palëve për të rënë dakort. Përfaqësuesi special për dialogun  ishte në Prishtinë javën e shkuar dhe ndodhet në Beograd aktualisht. Ai po shqyrton me të dyja palët mënyrën se si do ecet përpara duke marrë në konsideratë qëndrimet e të dyja palëve se si mund të proçedohet me aneksin për zbatimin e marrëveshjes . Rezultati është si gjithnjë varet nga kryeministri Kurti dhe presidenti Vuçiç. 

Përgatiti: Erisa Zykaj – tv Klan, Bruksel

You may also like