Pëson ndryshime edhe kalendari i Kategorisë së Parë, spostohet Skënderbeu-Flamurtari

by admin
Spread the love

Do të rikthehet në fundjavë Kategoria e Parë e cila kishte programuar të zhvillonte të gjitha ndeshjet ditën e shtunë dhe të diel. Megjithatë, me ndryshimet në “Abissnet Superiore” në kuadër të miqësores që Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë me Katarin, do të ketë ndryshime edhe në Kategorinë e Parë.

4 takime do të luhen ditën e shtunë dhe janë ato midis Lushnja-Luzi, Tërbuni-Besa, Oriku-Korabi dhe Tomori-Besëlidhja në orën 13:00.

Të dielën do të zhvillohen dy takimet e tjera të kësaj jave dhe sfidën mes Dinamos dhe Turbinës, do të mund ta ndiqni live në Oversport dhe Tibo në orën 13:30.

Më pas ditën e hënë në Oversport dhe Tibo do të keni mundësi të ndiqni sfidën e kreut mes Skënderbeut dhe Flamurtarit. Ndeshja do të startojë në orën 16:00.

Rivaliteti në Kategorinë e Parë është shumë i madh, pasi janë të shumta skuadrat me traditë, që militojnë në këtë turne dhe synojnë ngjitjen në elitën e futbollit shqiptar. Pas tetë javësh kampionat, kryeson tabelën e klasifikimit Flamurtari me 17 pikë, që ndiqet nga Dinamo (15 pikë) dhe Korabi (13 pikë). Skënderbeu, Luzi, Besa dhe Tërbuni ndjekin në kuotën e 12 pikëve (kujtojmë që korçarët dhe Apolonia kanë një ndeshje më pak). / Oversport.tv

Kategoria e Parë / Java e 9-të

E shtunë 5 nëntor

Lushnja-Luzi                       13:00

Tërbuni-Besa                     13:00

Oriku-Korabi                      13:00

Tomori-Besëlidhja           13:00

E diel 6 nëntor

Dinamo-Turbina               13:00

Burreli-Apolonia               13:00

E hënë 17 nëntor

Skënderbeu-Flamurtari    16:00

You may also like