Pësoi shtatë gola, portieri i gëzohet fanellës së Messit: Nuk e heq as në gjumë!

by admin
Spread the love

Argjentina zhvilloi një miqësore ndaj Curacaos mbrëmjen e së martës teksa Kampionët e Botës u treguan të pamëshirshëm ndaj kundërshtarëve modest duke fituar me shifrat 7-0.

Pesë gola kombëtarja albiceleste i shënoi në pjesën e parë mes të cilëve bie në sy edhe tregolëshi i Lionel Messit.

Për “pleshtin” ishte një mbrëmje speciale duke qenë se regjistroi golin numër 100 me fanellën e Argjentinës. Në fraksionin e dytë, albicelestët festuan edhe me Di Maria e Montiel ndërsa për Curacaos nuk mbetej tjetër veçse të “shijonte” spektaklin e yjeve amerikano-latinë. Gjithsesi, nëse dikush mendon se portieri i Curacaos përjetoi një makth e ka gabim, pasi Eloy Room tregoi pas ndeshjes se ndjehej me fat pasi ia doli të merrte fanellën e Lionel Messit.

“Në fund të ndeshjes iu afrova Messit. Më komplimentoi duke më thënë se bëra disa pritje të bukura. Arrita t’i marrë fanellën dhe kam përshtypjen se nuk do ta heq më nga trupi im. Madje, do të flej edhe gjumë me bluzën e Messit”, u shpreh Room.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like