Pesë shqiptarë në fushë/ Jetmir Topalli luan 45 minuta, me këto nota u vlerësuan paraqitjet e tyre

by admin
Spread the love

Është mbyllur me rezultatin 1-2, ndeshja në mes Istanboluspor dhe Boluspor, e vlefshme për xhiron e 23’të në Ligën e dytë turke.

Ish lojtari i Ballkanit – Jetmir Topalli, e filloi ndeshjen nga banka rezervë, kurse me të filluar pjesa e dytë u inkuadrua në vend të Berkay Gomez.

24 vjeçari nuk arriti të tregoj diçka konkrete, duke mos krijuar shumë raste shënimi, ku edhe nga jo kujdesia e bashkëlojtarëve të tij, Instanboluspor u ndëshkua në minutën e 90’të nga Kosongo, i cili i dha tre pikë skuadrës së Boluspor.

Përveç Topallit, për Bolusporin u paraqiten edhe katër lojtarë shqiptar, Dejvi Bregu, Bekim Balaj, Odise Roshi dhe Gentian Selmani.

Kurse, rasti nuk iu dha Eduard Rrocas, i cili nuk luajti për asnjë minutë në humbjen e ekipit të tij.

45 minutëshi i Jetmir Topallit u vlerësua me notën ‘modeste’ – 6.7, nga ‘SofaScore’.

Në anën tjetër, Bekim Balaj, Odise Roshi, Gentian Selmani dhe Dejvi Bregu u vlerësuan me notat: 6.6, 6.6, 6.9 dhe 6.9.

You may also like