Përulja servile e Ramës para Erdogan/ Paloka: Legen i vogël, zvarritës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një ditë pas vizitës së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë dhe sjelljes prej servili të kreut të qeverisë shqiptare ka reaguar deputeti demokrat Edi Paloka. Një video ku Edi Rama i përulet me servilizëm Erdoganit, u bë virale.

Postimi i Palokës:

“Kjo është ajo që “më pëlqen” kur vjen Erdogan, se e shoh Ramën në pozicionin e tij të natyrshëm!

Rama bën “të fortin”, arrogantin, cinikun…me të dobtit dhe popullin e tij, por mbetet gjithnjë ai legeni i vogël zvarritës e lëpirës kur ndodhet përballë të fuqishmëve! Këtë pozicion do marrë dhe para shqiptarëve në se një ditë do i tregojnë vendin!

P.S. E kam vënë në thonjeza “më pëlqen” sepse në fakt për asnjë kryeministër, që përfaqëson vendin tim, nuk do më pëlqente pozicioni i Ramës.” tha ai.

You may also like