PERU – Zbulohet një mumje 3 000-vjeçare

by admin
Spread the love

LIMA, 27 qershor /ATSH-AA/ – Arkeologët kanë zbuluar një mumje burri, të ruajtur mirë brenda një varri prej guri, gjatë gërmimeve në distriktin Rimac të Limas, kryeqytetit të Perusë.

Mumja ishte e mbështjellë në një tufë materialesh varrimi, të përbërë nga pambuk me origjinë vendase, shoqëruar me sende të ndryshme si gjerdan, misër dhe fara.

Këto artefakte vlerësohen të jenë mbi 3 000 vjet të vjetra.

Zbulimi u bë gjatë punimeve të rikuperimit dhe ruajtjes që po kryhen në zonën arkeologjike “Huaca La Florida” nga bashkia e distriktit Rimac në bashkëpunim me Universitetin Kombëtar San Marcos.

Arkeologët kanë marrë leje nga Ministria e Kulturës e Perusë për të vazhduar gërmimet e tyre dhe për të eksploruar më tej vendin historik, i cili njihet si një Trashëgimi Kulturore Botërore./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like