“Personat që mendojnë se mund të ndryshojnë botën, janë ata që e ndryshojnë vërtet atë”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Për të gjithë personat e shkathët. Për të gjithë të vetmuarit. Për të gjithë rebelët. Për ata që nuk përshtaten. Për ata që nuk bien dakord. Për ata që nuk ndihen mirë në asnjë ambient. Për ata që i shohin gjërat ndryshe. Për ata që nuk i përshtaten rregullave dhe veprojnë sipas mënyrës së tyre. Mund të jeni dakord me ta, ose të mos jeni. Mund t’i vlerësoni, ose jo. Gjëja e vetme që nuk mund të bëni, është t’i injoroni. Sepse gjërat ndryshojnë dhe njerëzimi shkon përpara. Dikush e quan dikë të çmendur, për dikëtjetër ai është një gjeni. Njerëzit që janë mjaftueshëm të çmendur sa të mendojnë se mund të ndryshojnëbotën, janë ata që e ndryshojnë vërtet atë”. – Steve Jobs

Nëse ka diçka që vihet re jo vetëm në shoqërinë tonë, por kudo, është fakti i gjykimit të diçkaje ndryshe, të diçkaje që mund të jetë e veçantë, por që në sytë tanë duket e pazakontë. Ne gjykojmë një femër tëveshur ashtu siç do vetë, ndërkohë që neve na duket veshje ekstravagante. Gjykojmë dikë që i lyen flokët në ngjyrën e preferuar, ndërkohë që neve na duket ngjyrë e ekzagjeruar. Gjykojmë një femër që shan, njëfemër që pi duhan, një mashkull që lyen flokët, një mashkull që vendos vathë në vesh, një mashkull apo femër të përkushtuar maksimalisht në atë që pëlqen të bëjë. Ne dimë të gjykojmë diçka që na duket ndryshe, kur për atë person është diçka normale. Ne gjykojmë pa e ditur se për dikë tjetër, ajo çfarë na duket e ekzagjeruar, apo jonormale, është krejtësisht normale.

Steve Jobs dukej tipi nerd (i çuditshëm) për këdo që e njihte. I mbyllur për orë të tëra në dhomën e tij, ai dukej tipi i personit asocial që të gjithë e mendonin të çmendur. Ama ishte inteligjenca, puna dhe përkushtimi i tij, që sot kompania Apple qëndron në krye të prodhimit të pajisjeve elektronike (laptopë, smartfone). Ai që dukej tipi i çuditshëm, rezultoi të ishte realisht një gjeni. Ndaj, përpara se ta gjykoni dikë, ndaluni dhe mendoni. Ai person mund të jetë duke bërë atë që i pëlqen të bëjë dhe ju apo kushdo tjetër, duhet ta lejojë të jetojë siç do, pa paragjykime, sepse askush nuk e ka këtë të drejtë.

You may also like