Personalitetet 2021, Dua Lipa: Ambasadorja me trofe

by admin
Spread the love

Gjyshi i Dua Lipës, Seiti, i cili vdiq në vitin 1999, ishte drejtor i Institutit të Historisë në Prishtinë gjatë viteve 1990-1995. Ai dha një kontribut të çmuar në këtë fushë, dashurinë për të cilën duket se e ka përcjellë edhe te mbesa e tij.

Dua, triumfet e së cilës nuk kanë të ndalur, e ka të qartë imazhin e së ardhmes së saj e pjesë e identitetit të saj janë edhe rrënjët shqiptare. Një ambasadore tipike e vendit. E tillë, që bën gjithë botën të kthejnë sytë nga vendlindja e saj sa herë që i jepet mundësia për të biseduar.

Këngëtarja me famë botërore, së fundmi në paraqitjen e saj të fundit në Këshillin Atlantik, me fjalimin e saj, dha mesazhet si intelektuale, politikane e avokuese e të drejtave të njeriut duke përdorur sharmin e saj si artiste me nam.

Nuk ka në pas as historinë e Kosovës. Si një antropologe që ka mjaft njohurinë për të shkuarën e vendit do të kërkonte një mundësi për të shkëlqyer pasi që kjo është në AND-në e shqiptarëve. Sikur politikanët e botës, do të dëgjonin fjalimet e saj ashtu si këngët, që vazhdojnë të mbesin në top-listat më të rëndësishme, punët në botë do të ishin më mirë. Të mos harrojmë, Kosovë do të ishte anëtarësuar në BE. Ajo është ambasadorja me një “Grammy” e dy “BRIT Awards” gjatë vitit 2021.


You may also like