Përsëri dhunë në futbollin shqiptar, degjeneron sfida e Ligës së Dytë – grushta edhe në rrugë

by admin
Spread the love

Klosi dhe Elbasani janë përballur sot për javën e shtatë të Kategorisë së Dytë grupi A. Dueli zhvillohej në fushën asnjëanëse të Shënkollit, teksa fundit i sfidës ka sjellë një sherr masiv mes lojtarëve dhe stafeve teknike.

Gjithçka ka nisur pas golit të miqve për rezultatin 0-1 në minutën e 90 (Mustafaraj). Në shtesë, njëri nga lojtarët miq është ndëshkuar me karton të kuq, duke dalë me vonesë nga fusha. Kaq ka mjaftuar që lojtarët e Klosit të shtyjnë atë të Elbasanit, për të shpejtuar nisjen e lojës dhe nisur përplasjen.

Në mungesë të forcave të sigurisë dhe policisë, kanë qenë stafet respektive që kanë qetësuar situatën. Përplasja dhe grushtat nuk kanë përfunduar në fushë, teksa kanë vijuar edhe jashtë rrethimit të stadiumit, ndërsa për fat nuk ka të lënduar.

Edhe javën që shkoi, në fushën e Shënkollit ka pasur dhunë ndaj stafit dhe lojtarëve të Orikut, këtë herë nga vendasit.

You may also like