“Përse u mërzite?!”, Kiara dhe Tea debatojnë, kërkojnë të sqarohen për…

by admin
Spread the love

Tea Trifoni dhe Kiara Tito janë sqaruar rreth situatave të fundit brenda shtëpisë së Big Brother Albania VIP 2. Banorët pyetën Kiarën si ndjehej, pasi Luizi zgjodhi Tean dhe jo atë për sfidën e sfiladës.

Tea: “Përse u mërzite? Se nuk u mërzite që të pyesin të gjithë se gjithmonë të pyesin të gjithë”.

Kiara: “Kur të pashë në fytyrë, që ma bëre shumë provokative, aty u mërzita. Nuk e kam te situata. Me ty nuk kam asgjë, nuk ka lidhje. Kur më pyete, isha dhe pak e ngarkuar. Ka disa që mendoj të shtëpisë dhe me radhë”, tha Kiara.

Tea i tregoi më pas se gjithçka u mendua si lojë nga Luizi, për të parë si do reagonte Kiara nëse ai distancohej nga Kiara dhe afrohej me Tean.

You may also like