Përse shqiptarja 25-vjeçare e vrau irakienin në Gjermani ?

by admin
Spread the love

Prokuroria publike e Koblencit po heton një shtetase shqiptare 25-vjeçar, e dyshuar për vrasje nga pakujdesia. E dyshuara akuzohet për vrasjen e një shtetasi 37-vjeçar gjerman me origjinë irakiane, në banesën e saj në Koblenc, mbrëmjen e 26 dhjetorit 2021 pas mosmarrëveshjeve të mëparshme.

E akuzuara, e cila deri më tani nuk ka qenë e përfshirë në akuzë, u arrestua provizorisht dje në banesën e saj dhe po atë ditë u soll para gjykatësit përgjegjës hetues të Gjykatës së Rrethit në Koblenc, informon portali Shtegu. Me kërkesë të prokurorisë publike të Koblencit, kjo e fundit ka lëshuar një urdhërarrest për shkak të rrezikut të arratisjes. E akuzuara tani ndodhet në paraburgim në institucionin korrektues.

Hetimi vazhdon. Deri më tani janë të paqarta shkaqet e mosmarrëveshjes dhe motivi i të akuzuares. Për arsye hetimesh taktike, aktualisht nuk mund të jepen informata të mëtutjeshme.

You may also like