“Përralla” e Khvicha Kvaratskhelia te Napoli do të bëhet film

by admin
Spread the love

Përralla e Khvicha Kvaratskhelia së shpejti do të bëhet një film. Ka disa javë që në Napoli është e pranishme një trupë kinematografike që udhëhiqet nga gazetarja dhe regjisorja gjeorgjiane Salome Benashvili, që synon të tregojë eksperiencën italiane të talentit nga Tbilisi në një film dokumentar.

Skenari i filmit do të jetë rreth marrëdhënies që ka Kvara me qytetin dhe do të jetë i mbushur me rrëfime të tifozëve dhe kolegëve, për lojtarin që ka magjepsur të gjithë Napolin me lojën dhe golat e tij.

Dokumentari pritet që të dalë në platformat sociale në fillim të nëntorit dhe tifozët e Napolit dhe ata gjeorgjianë mezi po presin që ta shohin. / Oversport.tv

Foto: Official SSC Napoli Twitter

You may also like