“Përputhen” e “Big Brother”, edhe Blerim Latifi ka disa fjalë për to

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti politik Blerim Latifi ka reaguar për raportimet në media që po bëhen për reality-show “Përputhen” e “Big Brother”, si dhe ato rreth fundit të botës.

Ai përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se ai zgjedh popullin që pëlqen përrallat si ato të parat, për shkak se çmon kultin e jetës dhe të krijimit.

“Për një arsye: populli i parë çmon kultin e jetës e të krijimit, ndërsa i dyti kultin e vdekjes e të shkatërrimit”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Midis një populli që pëlqen përrallat e “Përputhen” e “Big Brother” dhe një populli që pëlqen përrallat për fundin e afërt apokaliptik të botës, unë do të zgjedhja të parin, padiskutim.

Për një arsye: populli i parë çmon kultin e jetës e të krijimit, ndërsa i dyti kultin e vdekjes e të shkatërrimit.


You may also like