Përplasjet për zgjedhjet e 30 qershorit, Voltana Ademi zbardh çfarë i kanë kërkuar Gjykatës Kushtetuese

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Gjykata Kushtetuese pritet që në ditët në vazhdim të dalë me një vendim konkret për legjimitetin e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit 2019, zgjedhje në të cilat opozita nuk mori pjesë.

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi deklaroi sot në emisionin “Breaking” se ajo ka kërkuar pavlefshmërinë e procesit zgjedhor.

“Mendoj se jemi në kushtet e 61 kryetarëve të cilët janë atje për shkak të një procesi të parregullt zgjedhor. Ne kërkojmë nga gjykata Kushtetuese është: A ishte antikushtetues procesi i zgjedhjeve të 30 qershorit? Ne pyesim gjithashtu: A plotësonin zgjedhjet standardet e kërkuara? A u garantua e drejta e zgjedhësve? A është garantuar votimi i fshehtë? Partitë politike që morën pjesë, a ishin legjitime? Ka disa pyetje që Kushtetuesja pritet t’u japë përgjigje. Mendoj se do të dalin të fituar të gjithë”, tha Voltana Ademi.

Kujtojmë se Ademi vijon të jetë në krye të bashkisë së Shkodrës, edhe pse PD nuk garoi në zgjedhjet e fundit. Kjo pasi, kandidati fitues i PS, u dogj nga dekriminalizimi dhe nuk arriti të bënte betimin.

You may also like