Përplasjet në veri të Kosovës, ambasadori i SHBA-së dënon ndërhyrjen e policisë: Të ndërpritet dhuna

by admin
Spread the love
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka reaguar në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku ka pasur përplasje mes policisë dhe qytetarëve serbë që tentuan të ndalonin hyrjen në zyrë të kryekomunarëve të zgjedhur në veri.

Përmes një postimi në Twitter ambasadori amerikan thekson se SHBA-të dënojnë veprimet e autoriteteve kosovare në ndërtesat komunale në veri.

Hovenier apelon gjithashtu që të ndërpriten në mënyrë të menjëhershme veprimet e dhunshme.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës. Masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”, shkruan ambasadori në Twitter.

You may also like