Përplasjet në PD, Tritan Shehu del thirrjen urgjente: Duhet të mblidhet Kongresi

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Deputeti Tritan Shehu e ka cilësuar si të domosdoshme mbledhjen e Kuvendit Kombëtar, madje ai duhet thirrur, sipas tij, jo nga anëtarësia e PD-së, por nga vetë lidershipi. Momenti që po kalon PD-ja, sipas Shehut, është shumë i vështirë. Ai dënoi mënyrën e vendimit të Bashës të shkarkimit të Flamur Nokës si nënkryetar i komisionit të Sigurisë.

Deklarata e Shehut:

“Asnjë njeri nuk është i përjetshëm në post. Edhe unë kam qenë kryetar i PD-së jam larguar pas humbjes së zgjedhjeve dhe ja ku jam sërish në politikë. Edhe Berisha dha dorëheqjen si kryetar i PD-së. Presionet që bën Lulzim basha nuk pinë më ujë. Duhet të mblidhet Kongresi, nuk ka asgjë për të vendosur rregulla, e konsideroj të të domosdoshëm mbledhjen e tij. Ai nuk duhet të vinte nga baza si kërkesë por nga vetë lidershipi. Duhet ta nxjerrim PD-në nga kjo situatë, ti hapim dyert sa më shumë e PD-së për të rinjtë dhe për te rikhtyer të larguarit”, tha Shehu.

You may also like