Përplasjet në PD: Presidenti Meta zbulon se çfarë i ka kërkuar Lulzim Bashës për Sali Berishën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti Ilir Meta foli mbi përplasjet në PD. Meta tha se kjo është një ngjarje që nuk i takon të shprehet, por shtoi se është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm me lidershipin që nuk mban përgjegjësi.

“Ju doni të më fusni në parashikime për ngjarje që nuk më takojnë mua dhe të shprehem për kandidatët. Kam gati një vit që nuk jam takuar me z.Berisha dhe do përpiqem të shmang çdo takim, të paktën edhe disa javë, pastaj shpresoj të takohem me të dhe me z.Basha, dhe këdo tjetër. Të gjithë duhet të sillen me shumë përgjegjësi në raport me PD-në, misionin e saj opozitar, dhe ti japin fund situatës ku askund nuk mban përgjegjësi, apo ku transferohet te dikush tjetër. Kam qenë i hapur me të dy, këshilla që i kam dhënë gjithmonë z. Basha ka qenë që ta respektojë gjithmonë z.Berisha por edhe të vendosi vetë kur mendon se z.Berisha e ka gabim. Por asnjëherë të mos bjerë viktimë e diversioneve për të mohuar kontributet e tij, apo vlera e tij, sepse dihen kontributet e tij”, tha Meta.

“Nuk dua të hyj në çështjet e brendshme të PD-së, por është fakt që opozita ka një problem të rëndësishëm në legjitimitetin e lidershipit të saj. Është lidership që nuk mban përgjegjesi, gjithmonë do shpikë një fajtor. Z.Basha e ka pranuar që ka një dualizëm në lidershipin e PD. Nuk e di sa e vërtetë dhe reale është kjo, se nuk kam qenë pjesë e forumeve. Nuk mund të them çfarë ka ndodhur në Kryesi, Grupin Parlamentar, por mendoj që PD një aset shumë i rëndësishëm kombëtar, si një parti e mbrojtjes së interesit kombëtar, lirisë, ka për detyrë që ta zgjidhë në mënyrën më bashkëpunuese, me transparente këtë situate. E kam ndjekur propozimin e zotit Paloka, i cili ka bërë një thirrje për të gjetur rrugën për t’i zgjidhur problemet në PD në mënyrë demokratike”, u shpreh Meta në Ora News.

You may also like