Përplasja Deschamps-Benzema, sulmuesi e quan trajnerin kloun

by admin
Spread the love

Atëherë kur besohej se saga Didier Deschamps–Karim Benzema ishte arkivuar, shfaqet seria e re përplasjes mes trajnerit të Francës dhe sulmuesit të Realit të Madridit për përjashtimin e tij nga “Katar 2022”.

Në një intervistë për “Le Parisien”, trajner i “Gjelave”, nënkampion bote në Katar dhe fitues i trofeut në “Rusi 2018”, dha versionin e tij të fakteve në lidhje me përjashtimin e Benzemasë nga lista pak para se të niste Botërori i fundit.

“Karim u lëndua, ky Botëror do të thoshte shumë për të… Ai më tha, mbaroi. Diagnoza e mjekut tonë përputhej me atë që i kishin thënë në Madrid. Në rastin më të mirë, rikthimi i tij në stërvitje nuk mund të ndodhte para datës 10 dhjetor…

Kur u ndava me të, i thashë: “Karim, nuk e kemi me urgjencë. Organizoni kthimin tuaj me menaxherin e ekipit.” Kur u zgjova, mësova se ai ishte larguar. Ishte vendimi i tij, e kuptoj dhe e respektoj.”

Nuk u desh shumë kohë që fituesi i Topit të Artë të përgjigjej. Në atë që mund të cilësohet vetëm si komedi futbolli, sulmuesi 35-vjeçar publikoi në Instagram dy postime të veçanta: “Çfarë guximi!”, duke e mbyllur me me një “emoji” klloun dhe “Holy Didier. Natën e mirë.”

Është e qartë se ky mesazh bie ndesh me rrëfimin e ish-trajnerit të tij se ishte zgjedhja e sulmuesit për të mos qëndruar me skuadrën. Ky “akt i fundit” vetëm sa nxit më tej thashethemet se Benzema ishte në gjendje të riaftësohej para përfundimit të Kupës së Botës.

Megjithatë, tërheqja përfundimtare të Benzemasë nga kombëtarja shënon një fund fatkeq të marrëdhënies së trajnerit me lojtarin. Gjithsesi, të dy kanë shumë për të qenë krenarë, pasi të dy kanë pasur karriera të shkëlqyera dhe kanë arritur shumë për ekipin e tyre kombëtar.


Top Channel

You may also like