Përplaset nga treni/ Ndërron jetë në moshën 32-vjeçare ish-mesfushori

by admin
Spread the love

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Spanjën. Pelayo Novo Garcia, ish-futbollist, ka humbur jetën pasi është goditur nga një tren.

Ish-mesfushori, gjatë karrierës së tij luajti me klube si Oviedo, Elche, Cordoba, Lugo, Albacete dhe Cluj (Rumani).

Garcia ndërroi jetë në moshën 32-vjeçare. Jeta e tij e shkurtër ishte e mbushur plot vuajtje pafund.

Pesë vite më parë u rrëzua nga kati i tretë i një hoteli, duke pësuar fraktura të mëdha në këmbë.

Garcia iu nënshtrua një operacioni. Ai humbi këmbët dhe u bë një atlet tenisi me karrige me rrota.

Në vitin 2021 u bë kampion i zonës së Asturias. Më vonë iu bashkua bordit të Federatës Austriake të Tenisit.


Top Channel

You may also like