Përparim Rama flet haptas për problemet me Qeverinë Kurti

by admin
Spread the love

“Politika për fat të keq është duke e mbajtur peng kryeqytetin”, ka thënë Përparim Rama, kryetar i Prishtinës, teksa ka treguar për problemet që niveli lokal i kryeqytetit është duke i pasur me Qeverinë e Kosovës të drejtuar nga Albin Kurti.

“Festivali Sunny Hill”, e problem i qenve endacakë janë probleme që Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës nuk kanë gjetur dekodim, sipas Ramës.

“Unë e kam thënë shpesh herë se politika për fat të keq është duke e mbajtur mbrapa zhvillimin e kryeqytetit, por edhe të të gjithë vendit”, ka thënë Rama në KTV, të hënën.

Ai thotë se politikanet duhet të jenë profesionistë – ta dallojnë shoqëroren nga partiakja.

“Është për keqardhje sepse mendoj se politikanë tanë duhet të profesonalizohen, e të mos mbajnë inate partiake, për arsye se ndoshta niveli lokal dhe qendror nuk janë të një partie”, ka thënë Rama.

Sipas tij, kryeqyteti është i të gjithëve e të gjithë duhet të punojmë për të.

“Ne jetojmë në kryeqytet, jetojmë edhe në qytete tjera, për këtë edhe bashkëpunimi në mes qeverisë qendror dhe lokal duhet të jetë i drejtpërdrejtë”, ka preferuar Rama.

Ai ka treguar më gjerësisht për pikat ndarëse në mes Komunës së Prishtinës dhe Qeverisë së Kosovës.

“Për fat të keq në disa pika kemi pasur problem të cialt nuk kanë qenë të nevojshme. Për shembull me Sunny Hill, për shembull tash me këtë lokacionin për strehimoren për qentë, tash për shembull edhe opozita në relacion me Kalabrinë ai i ndryshimeve koeficentit prej 1.8 në 2.4”, ka thënë Rama.

Megjithatë, ka edhe elemente positive në këtë drejtim. Rama ka deklaruar se me Ministrinë e Infrastrukturës kanë memorandum bashkëpunimi.

E këtë lloj bashkëpunimi, pos me ministritë kompetente po e kërkon edhe me komunat kur bëhet fjalë për qentë endacakë.

Ka thënë se problem i qenve endacakë e tejkalon politikën lokale të kryeqytetit. Kërkon veprime edhe nga komunat e tjera.

“Ne në nivelin lokal kemi bërë çdo gjë që është e mundur që ta shtyejmë përpara, kemi caktu lokacioni, ndërtimin e strehimores, kemi qit 7 llote për kapjen kastrimin, strelizimin e qenve endacakë. Për fat të keq nuk kemi proaktivitet në nivelin qendror në këtë aspekt, po ashtu edhe prej komunave tjera”, ka thënë Rama.

Kryetari i Prishtinës i ka realizuar shtatë nga 205 premtimet që i ka dhënë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2021, sipas Institutit GAP.

Ai ende nuk i ka mbushur një vit në qeverisjen lokale. 

You may also like