Perotti tradhton Salernitanën ndaj Empolit, Venezia zbret në Serie B  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Empoli dhe Salernitana ndalen në një barazim 1-1 në ndeshjen hapëse të javës së 37-të në Serie A. Golit të Cutrone, iu përgjigj Bonazzoli, por ekipi i Nicolës kishte mundësinë e artë për të dalë me tre pikë, ndërsa Perotti humbi një 11-metërsh në fundin e takimit. Kështu me dy pikë më shumë se Cagliari dhe tre më shumë se Genoa, mbijetesa pritet të vendoset në javën e fundit.

Empoli bën një nisje më të mirë të ndeshjes dhe rrezikon që në minutat e para me Patrick Cutrone, por Luigi Sepe ndalon gjithçka. Provon dhe Andrea Pinamonti, por topi i tij shkon ngjitur me shtyllën.

Ndërkohë që konfirmohet performanca e mirë e Empolit pas gjysmëore lojë dhe arrin të realizojë me Patrick Cutrone që prish ekuilibrat e takimit, ndërsa ndihmoi në këtë gol edhe Kristjan Asllani me një asist mjaft të bukur.

Pjesa e parë mbyllet në avantazhin minimal të Empolit, ndërsa Salernitana nuk duket e fuqishme në këtë fraksion loje. Edhe pse arritën të krijonin disa raste, në asnjë moment nuk u shfaqën rrezikshëm në portën e Vicarios.

Pjesa e dytë nis me një tjetër rritëm me të dyja ekipet që nuk i respektojnë skemat dhe janë në sulm konstant të portës kundërshtare. Nicola hedh në fushë Federico Bonazzolin që jep menjëherë impakt pozitiv për ekipin e tij.

Sulmuesi italian i shkoi shumë pranë golit, por një superpritje e Vicarios, që mund të jetë edhe më e mira e sezonit e ndali atë për mos vendosur ekuilibrin. Në aksionin pasardhës, Empoli i afrohet golit me Cutrone që ndalet nga shtylla. Edhe dy superpritje të Sepes, një pret të cilave ndaj Nedim Bajramit mbajë në lojë Salernitanën akoma.

Megjithatë, ai që dukej si lojtari më pa fat në këtë ndeshje arrin të vendosë edhe ekuilibrat në këtë takim. Vicario bën një dalje të gabuar dhe aty është Federico Bonazzoli që shfrytëzon mundësinë dhe shënon me një gol të bukur akrobatik.

Salernitana kishte mundësinë të përmbyste gjithçka kur gjyqtari i takimit, pas konsultimit me sistemin VAR akordoi edhe një 11-metërsh, por Diego Perotti shpërdoroi shansin e artë. Goditja e tij e lehtë u ndal nga Vicario që shpagoi kështu edhe gabimin e bërë te goli i baraspeshës. Minutat e mbetura nuk prodhuan shumë raste të rrezikshme me Salernitanën që ra moralish pas penalltisë të humbur.

Sfida përfundoi kështu me rezultatin 1-1 me Salernitanën që merr një pikë të rëndësishme për mbijetesën, por ajo penallti e Perottit mund të peshojë shumë.

Ekipi i Nicolas ndodhet dy pikë larg Cagliarit që do të ndeshet nesër me Interin, dhe 3 pikë larg Genoas që do të përballet me Napolin. Venezia sakaq bie zyrtarisht në Serie B pasi me këtë barazim e ka të pamundur matematikisht që të qëndrojë në elitën e futbollit italian. /oversport.tv

Foto: Empoli Fc Official, Twitter

You may also like