Përleshje të ashpra me policinë në kujtim të gazetares së vrarë më 1 maj në Kili (fotot)

by admin
Spread the love

Policia kilene përdori mbrëmë ujë me presion në kryeqytetin kilen Santiago, ndaj demonstruesve që nderonin gazetaren e vrarë Francisca Sandoval.

Sandoval u qëllua për vdekje teksa merrte pjesë në demonstratat e Ditës Ndërkombëare të Punëtorëve më 1 Maj.

Protestuesit kanë qëndruar prej ditësh në memorialin e saj në sheshin kryesor Piaza Italia duke ngritur kampe e barrikada.

Rreth 200 njerëz iu përgjigjën mbrëmë thirrjes për të nderuar kujtimin e 30 vjeçares  Sandoval, e cila u qëllua me plumb në kokë teksa raportonte nga marshimi i sindikatave.

Më herët familjarët e Sandoval kishin shpërndarë mesazhe për shmangien e dhunës dhe nuk kanë treguar vendin e funeralit për të shmangur grumbullimet.

Ata thanë se e bëjnë këtë për të mbrojtur vajzën e vogël që gazetarja la jetime.

Krimi u dënua nga autoritetet kilene, duke përfshirë presidentin Gabriel Boric, dhe organizatat ndërkombëtare.