Përleshje në dhomat e zhveshjes!? Neymar publikon bisedën në Whatsapp me Donnarumman: E urrej…

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Humbja ndaj Real Madrid ishte shumë e rëndë për PSG. Mediat spanjolle raportuan për një konflikt mes Neymar dhe Donnarumma-s në dhomat e zhveshjes.

Një situatë e sikletshme që vetë Neymar u përpoq ta sqaronte duke publikuar bisedat private në Whatsapp të shkëmbyera me vetë Donnarumma-n pas humbjes në Madrid. “Përshëndetje Ney, më fal për dje. Ky lajm është i papranueshëm” është fjalia e shkruar e portierit për Neymar.

Nuk dihet se çfarë ka ndodhur realisht në ato momente të emocionuara në dhomat e zhveshjes së PSG-së, por duket qartë se tensioni ishte në rritje. “Mos u shqetëso, në futboll mund ti ndodhë çdo futbollisti, ne jemi një ekip dhe jemi me ty, je ende shumë i ri dhe do të fitosh shumë”, i përgjigjet Neymar portierit italian, duke e ngushëlluar dhe duke u përpjekur të mos e fajësojë.

Menjëherë pas përgënjeshtrimit nga Donnarumma, mbërriti ai i Neymar dhe përmes një story në Instagram shkruan: “E urrej të vij këtu dhe të flas për lajmet, por kjo është një gënjeshtër. Nuk ka pasur përleshje në dhomat e zhveshjes !!! Gazetarët e paaftë që duan të bëjnë lajm, provojeni herën tjetër”.

You may also like