Përleshje mes fqinjëve në Fushë Tophanë të Shkupit

by admin
Spread the love




Një përleshje e përgjakshme mes fqinjëve ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë Topanë të Shkupit, njoftojnë nga polica.
“Me datë 18.01.2022 në ora 22.15 është raportuar se në lagjen Fushë Tophanë, derisa M.S. (47) nga Shkupi ishte në shtëpinë e tij me familjen e tij, ka ardhur fqinji N.I. (46) nga Shkupi dhe ka filluar një debat verbal, i cili ka eskaluar në një konfrontim fizik të ndërsjellë. Pak më vonë N.I. në oborr ka lënduar me mjet të mprehtë S.D. (46), bashkëshorten e M.S., ndërsa vajza e tyre e mitur ia kanë marrë mjetin e mprehtë dhe me të ka sulmuar N.I.”, njofton MPB.
Nga MPB shtojnë se si pasojë e zënkës të lënduar kanë mbetur S.D. dhe N.I., të cilët për ndihmë mjekësore janë transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të qytetit “Shën Naumi i Ohrit” dhe në Klinikën “Nënë Tereza”.


You may also like