përleshje e ashpër mes deputetëve me grushta, shkelma e karrige – Shqip

by admin
Spread the love

Një përleshje e ashpër shpërtheu në Parlamentin e Senegalit të enjten, me një deputet që goditi një kolege femër gjatë seancës, një episod që u transmetua në televizion.

Më pas gruaja që ka marrë goditjen nuk ka qëndruar me duarlidhur por siç shihet në video ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut mashkull që ka nisur episodin.

Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësin e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi.

Siç pritej, debati u ndërpre pasi pas përballjes së parë, pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. /tesheshi.com/

You may also like