Përkundër eliminimit, Daja i lumtur që Ballkanin e krahasuan me ekipe të forta

by admin
Spread the love

Rrugëtimi i Ballkanit në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës ka përfunduar sonte në Kroaci, pas humbjes nga Dinamo Zagrebi, në ndeshjen vendimtare të xhiros së fundit të Grupit C.

Ballkani ka humbur 3:0 nga Dinamo Zagrebi, në stadiumin “Maksimir”, me tre golat e pësuar në 20 minutat e fundit të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja përkundër eliminimit, u shpreh i lumtur që skuadrën e drejtuar nga ai e krahasonin me, siç ka thënë ai, ekipe të mëdha si Plzen e Dinamo Zagreb.

“Nuk më vjen keq, sepse kemi rritur pritshmëritë. Kur luan dy herë në fazat e grupeve, na vjen mirë, se na krahasonin me ekipe të forta si Plzen e Dinamo Zagreb, që në shumë drejtime janë më lartë se ne. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme, kemi rritur pritshmëritë dhe jemi përballur me gjigant të rajonit, ndaj të cilëve kanë humbur ekipe shumë të mëdha”, deklaroi Ilir Daja për Art Sport.

“Nëse bëjmë analizë të ftohtë, do të thoja që sot mund të ketë qenë ndeshja e 30-të në kampionatin e Kosovës dhe Evropë. Kemi rreth 15 javë në kampionat dhe një ndeshje në Kupë dhe 14 lojë në Evropë, nga korriku deri në tetor, kemi bërë një sezon të tërë. Jam shumë i bindur që kur ke përballë ekipe me kontigjent shumë më shumë lojtarë, kanë rikuperim më të mirë”.

“Sot na bënte punë veç fitorja, pësuam në minutën e 70-të, sigurisht ndikoi në anën psikologjike, dhe pësuam rënie. Është normale, sepse kundërshtarët janë më lartë se ne”, theksoi Daja.

Kësisoj, nga Grupi C kualifikohen tutje Viktoria Plzen me 18 pikë dhe Dinamo Zagrebi me nëntë pikë. Ballkani është i fundit në grup me katër pikë, njëjtë sa Astana e treta./Lajmi.net/

You may also like