Përkohësisht zgjidhet problemi me ngrohjen nga ngrohtorja Shkup-Veri, janë siguruar para për gaz për 10 ditë

by admin
Spread the love




Janë siguruar mjete financiare për blerjen e gazit për ngrohtoren Shkup Sever për 10 ditët e ardhshme, ka konfirmuar kreu i Ngrohtores Kushtrim Ramadani.

Në deklaratë Ramadani ka shprehur pritjen që në periudhën e ardhshme të gjendet një zgjidhje e përbashkët e pranueshme për tejkalimin e problemit me ngrohjen.

“Shpresoj se do të gjendet një zgjidhje e pranueshme reciprokisht. Ishim në një takim në Komisionin Rregullator për Energjetikë, ku morën pjesë edhe përfaqësues nga EMV”, deklaroi Ramadani.

Pa ngrohje kanë mbetur amvisëritë, shkollat, çerdhet, institucionet shëndetësore nga Çairi, Buteli dhe Fushë Topana për faktin se nuk është nënshkruar kontrata për bashkëpunim afarist dhe teknik ndërmjet Ngrohtores Shkup-Veri dhe SHA EMV.


You may also like