Përkeqësimi i motit, në Kukës 7 shtëpi të bllokuara, shkak rrëshqitja e dherave

by admin
Spread the love

Reshjet e shiut shoqëruar me erë kanë shkaktuar një mori problemesh, e një prej tyre është rrëshqitja e dherave në Kukës, ku ujërat kanë vërshuar në rrugët e njësive administrative në Shtiqën e Bicaj si dhe kanë dalë në sipërfaqe të rrugëve.

Ndërkohë 7 shtëpi të lagjes Kënetë, 5 km larg qytetit të Kukësit janë bllokuar për shkak të rrëshqitjes së dherave në rrugë dhe dëmtimit të trasesë së rrugës nga vërshimi i ujërave duke krijuar kanale.

Nga mungesa e kolektorëve ujërat e aeroportit të Kukësit kanë shkaktuar përmbytje të sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave bujqësore në fushën e Shtiqnit.

You may also like