‘Përgjon’ pas mureve Oltën teksa kërcen. Cili është misioni i Bledit në shtëpinë e BBV?

by admin
Spread the love

Gjatë ditës së sotme, banorët e shtëpisë së Big Brother VIP kanë bërë prova për spektaklin që do të zhvillohet këtë mbrëmje. Aktorja Olta Gixhari ka qenë duke u përgatitur e duke kërcyer me streçe leopardi së fundmi.

Teksa po bënte disa lëvizje shumë sensuale, kamerat kanë fiksuar pas derës gazetarin Bledi Mane, i cili mesa duket ka qenë duke e ‘përgjuar’ aktoren ndërsa ajo bënte prova. Më pas ai ka bërë të njëjtën gjë edhe me Tean, teksa nuk është futur fare brenda dhomës, por është larguar menjëerë.

Kujtojmë që ditën e djeshme, gazetari ka bërë një deklaratë shumë befasuese, teksa në një bisedë me Kristin, ai u shpreh se ia ka dalë të puthë Diolën, ndërsa mendon se asaj i ka pëlqyer. Ndër të tjera, Bledi tha se dëshiron të puthë dhe Olta Gixharin, por sipas tij, aktorja ka disa barriera.

“Unë as 24 orë nuk kam dhe ngela duke bërë biseda e debate, unë shkova putha atë dietologen. Mu duk se e pëlqeu. Unë për atë punë dua të puth dhe Oltën po ka ca barriera, jo nga frika e partnerit, por duke menduar që është staturë tjetër,” tha Bledi Mane.

You may also like