Përgjigja pikante e Kurtit për Asosacionin “e bezdisshëm” serb – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Kurti sfidoi dhe njëherë ndërkombëtarët në çështjen e Asosacionit të Komunave Serbe. Një luftëtar i paepur për ta pamundësuar atë.

Nuk jam në dijeni të ndonjë plani për formimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, ishte përgjigja e tij ndaj raportueses për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon. Kjo e fundit tha me herët se kishte informacione që qeveria e Kosovës ka një propozim që lidhet me zbatimin e marrëveshjes për asocacionin.

“Kosova e ka asociacionin e komunave. Mua si kryeministër mjaft po më del sociacioni i komunave të Kosovës. Unë nuk jam në dijeni si kryeministër i Kosovës për ndonjë plan të asociacionit të komunave me shumicë serbe. Kjo çështje është trajtuar shumë herë dhe nuk kam çfarë të shtoj”, u shpreh Kurti, ku si armë kryesore në këtë çështje ka vendimin e Kushtetueses së Kosovës që e ka rrëzuar këtë formë vetëqeverisjeje të komunave me shumicë serbe në Kosovë.

Ndaj Kurti përsëriti se Kushtetuta e Kosovës nuk lejon Asociacion mbi baza etnike. Sipas tij, po të pyetën qytetarët, askush nuk e ka prioritet Asociacionin, madje as serbët, pasi siç tha ai të gjithë duan zhvillim ekonomik, punë, shëndetësi të mirë dhe luftim të korrupsionit.

Sa i përket mundësisë së një takimi me presidentin Aleksandër Vuçiç tha se nuk ka marrë ende një ftesë të tillë. /tesheshi.com/

You may also like