Përgjaken festimet e Vitit të Ri Kinez në Kaliforni! Të paktën 10 të vrarë nga një sulm i armatosur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Të paktën 10 persona humbën jetën pas të shtënave në një lokal pranë Los Angeles të shtunën në mbrëmje.

Dhjetë të tjerë, disa prej të cilëve në gjendje kritike për jetën, ndodhen në spital.

Mijëra njerëz ishin mbledhur për festivalin e Vitit të Ri Hënor në qytetin kalifornian të Monterey Park, kur rreth orës 22:00 u vunë në shenjestër të sulmit, shkaqet e të cilit nuk dihen ende.

Dyshohet se autori është një burrë që hyri i armatosur në lokal dhe hapi zjarr drejt turmës, por ende nuk ka asnjë të dhënë zyrtare për identitetin e tij.

Festimet që ishin planifikuar të vazhdonin edhe këtë të diel në qytet janë ndërprerë në nderim të dhjetë viktimave.


Top Channel

You may also like