Përgatitet lista e re e produkteve të ushqimit – Shqip

by admin
Spread the love

BYTYQI: T`I ULIM ÇMIMET – QYTETARI TË JETË MË PAK I DËMTUAR

Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi, paralajmëroi se në përgatitje e sipër është lista e re me produkte themelore të ushqimit që duhet t`u zvogëlohen çmimet, njofton KlanM.

Ai nuk ka saktësuar se për cilat produkte bëhet fjalë dhe nëse masa ka të bëjë me “ngrirjen” e çmimeve, por, sic njofton KlanM, potencoi se të gjitha masat qeveritare kanë për qëllim t`u ndihmojnë qytetarëve, kurse gjatë kësaj edhe kompanitë të realizojnë profite të caktuara.

“Tashmë është miratuar vendimi për uljen e disa të dhënave doganore për pastat dhe prodhime të domateve që do të ndikonte në uljen e çmimeve të këtyre produkteve, po bëhen analizat e fundit për disa prodhime të qumështit. Nuk duam t`i dëmtojmë bizneset, por duhet që t`i bashkojmë forcat që t`i ulim çmimet që qytetari të jetë më pak I dëmtuar” – tha Fatmir Bytyqi.

I pyetur se cfarë do të ndodh nëse me masat e reja përsëritet situate me bukën, duke marrë parasysh revoltën e kompanive, sic percjell KlanM, Bytyqi thotë se një sjellje të këtillë ka pasur vetëm tek disa kompani të caktuara.

Lidhur me shembullin e Francës ku janë “ngrirë” thuajse të gjitha çmimet e produkteve të ushqimit dhe nëse një masë e këtillë mund të zbatohet në vendin tonë. Zv/Kryeministri Bytyqi, theksoi se ideja për subvencione nuk ka qenë që kompanive t`u mundësohet rritja e profitit dhe kjo nuk do të lejohet.

Në periudha krize të gjithë humbin diçka, por edhe të gjithë fitojnë, tha Bytyqi duke dhënë mesazhin se duhet të fitojnë qytetarët që më pak ta ndjejnë krizës – njofton KlanM.

You may also like