Përfundon seanca parlametare, vazhdon nesër në ora 11

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas një dite me shumë tension përfundon seanca parlamentare e thirrur për shqyrtimin e propozimit francez. Presidentja e KE-së Ursula Von der Leyen ishte mysafire e cila shprehu gadishmërinë e BE-së, si dhe garantoi se gjuha maqedonase nuk cenohet nga ky propozim.

Më pas, pas një pauze seanca vazhdoi me tone të ashpra nga ana e deputetëve opozitar maqedonas, e situata kulmoi atëherë kur fjalën e mori Kryeministri Kovaçevski.

Opozita u bë aq shumë zhurmuese sa që, kryeminstri lëshoj seancën. Në ndërkohë Mickoski ndodhej jasht parlamentit me protestuesit.

Seanca parlamentare do të vazhdojë nesër ditën e premte ora 11./Alsat.mk

You may also like