Përfundon seanca ndaj Molliqajt, avokati i tij: Arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme

by admin
Spread the love

Ka përfunduar seanca ndaj kryetarit të PSD-së, Dardan Molliqaj, i cili sot ka dalë para Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar”.

Mirëpo, vendimi për caktimin e paraburgimit do të merret brenda pak orëve.

Avokati i Molliqajt, Arbër Rexha tha se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e paligjshme.

“Mundem me ju konfirmu se seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbyllë, tash presim nxjerrjen e vendimit nga gjykata. Çka mund të them për rastin, është ajo që përveç që konsiderojmë se kërkesa për caktimin e paraburgimit është e paligjshme, konsiderojmë që edhe arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme, ngase nuk janë përfill dispozitat ligjore, të cilat janë të parapara me Kod të Procedurës Penale“, tha avokati Rexha.

“Përveç që konsiderojmë që kërkesa për paraburgim është e paligjshme konsiderojmë që edhe arrestimi është bërë në mënyrë të kundërligjshme dhe janë cenuar të drejtat e garantuara me Kushtetute. Presim vendim nga gjykata që do të merret me vonë. Edhe për mbrojtjen ka qenë e paqartë ngase në të pretendohej se ekziston rreziku i ikjes jashtë Kosovës që ti ikë drejtësisë. Zotëri Molliqaj nuk ka qenë arrati por nuk është bërë dorëzim i rregullt bazë mekanizmave ligjor”, ka thënë Rexha.

Molliqaj u arrestua, të martën, pas incidentit që pati me zyrtarin policor në protestën e 29 janar kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

You may also like