Përfundon raundi i parë i takimi Kurti-Vuçiq

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ka përfunduar raundi i parë i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Takimi u bë me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak, njofton Klankosova.tv.

Besohet se takime mes Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësimin e BE-së do të ketë edhe gjatë ditës.

Teksa kur do të mbarojnë këto takime do të ketë edhe konferencë për media.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pala amerikane edhe pse nuk merr pjesë në dialog mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

You may also like