Përfundon makthi për Palominon, gjykata e shpall të pafajshëm pas pezullimit për doping

by admin
Spread the love

Përfundon makthi për Jose Luis Palomino. Mbrojtësi i Atalantës rezultoi pozitiv për doping dhe ishte i pezulluar nga çdo aktivitet sportiv, por tashmë duket se pezullimit i ka ardhur fundi.

Gjykata kombëtare e Antidopingut në Itali e ka shpallur të pafajshëm mbrojtësin e Atalantës. Ky i fundit kishte apeluar vendimin e parë duke kërkuar pafajësinë, pasi sipas tij nuk kishte përdorur asnjë substancë të palejuar për botën e futbollit.

Palomino ka fituar çështjen në gjykatë dhe tashmë mund të rikthehet sërish të stërvitet me Atalantën. Mbrojtësi ishte i pezulluar prej korrikut kur rezultoi pozitiv në kontroll të befasishëm në qendrën stërvitore të Atalantës.

Në analizat e Palominos atëherë rezultuan gjurmë të Clostebol Metabolita, një substancë që nuk lejohet të përdoret në sport. Megjithatë, tashmë gjithçka ka kaluar për mbrojtësin që është shprehur shumë i lumtur pas vendimit. 32-vjeçari u shpreh se drejtësia u vendos në vend. /oversport.tv

Foto: Atalanta Bergamasca Calcio, Facebook

You may also like