Përfundon aventura e Ralph Hasenhuttl, Southampton shkarkon teknikun

by admin
Spread the love

Humbja e fundit në shtëpi përballë Newcastle, i ka kushtuar vendin e punës teknikut Ralph Hasenhuttl.

Southampton njofton se ka vendosur që të shkarkojë teknikun gjerman për shkak të rezultateve të dobëta, pasi aktualisht skuadra qëndron në vendin e 18-të në renditjen e Premier League.

“Southampton konfirmon se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin e skuadrës së parë Ralph Hasenhüttl”, shkruhet në njoftimin e klubit anglez. Skuadra i është besuar përkohësisht teknikut Rubén Sellés, që do të drejtojë “shenjtorët” në ndeshjen e së mërkurës në kampionat. / Oversport.tv

Foto: Southampton FC Twitter

Lexo lajme interesante

You may also like