Përfundon aventura e Enrique me Spanjën, caktohet edhe zëvendësuesi i tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tashmë është zyrtare dhe e konfirmon vetë përfaqësuesja e Spanjës në faqen zyrtare të Twitter. Përfundon aventura e trajnerit Luis Enrique me Kombëtaren spanjolle pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Ish-tekniku i Bracelonës e mbyll periudhën e tij 4-vjeçare me Spanjën pas skualifikimit të turpshëm përballë Marokut në 1/8 e Katar 2022. Enrique u bashkua me “Furinë e Kuqe” në korrik të 2018, pasi Spanja përfundoi aventurën në Botërorin e kaluar të Rusisë.

Megjithatë vendin e 52-vjeçarit iberik, do ta zërë një emër i njohur për pankinën e Spanjës. Bëhet fjalë për Luis De La Fuente që është zyrtarisht trajner i përfaqësues spanjolle. /oversport.tv

Foto: Seleçión Española de Fútbol, Twitter

You may also like