Përfundoi turneu madhështor në Bernë “Union Cup2022”, fituese FC Kosova Cyrih

by admin
Spread the love

Sot në kryeqytetin helvetik Bernë, u zhvillua turneu “Union Cup2022” i klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, nën organizimin e Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ).


Në këtë manifestim sportiv, të pranishëm ishin subjekte të rëndësishme shoqëroro-politike siç janë ambasadori i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Gjoni, ambasadori i Republikës së Kosovës, z. Sami Ukelli, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, kryetar i UKSHFZ, Feti Demoli, si dhe shumë dashamirës e sponsor të futbollit.


Prania e disa klubeve shqiptare të futbollit në Zvicër, dëshmon për integrimin e komunitetit shqiptar në shtetin helvet.

“Jemi të kënaqur nga ky organizim i mrekullueshëm dhe pjesëmarrjen e ekipeve, megjithëse kemi pritur që të marrin pjesë pak më tepër ekipe. Sidoqftë, ambienti ishte i mahnitshëm dhe ajo që na bën edhe më këmbëngulës në synimet për përfaqësim sa më të denjë e më madhështor të futbollit shqiptar në Zvicër, është fakti se autoritetet përkatëse të trojeve shqiptare, gjithnjë e më shumë po kyçen në involvimimin e tyre me mënyra të ndryshme në përkrahjen e futbollit shqiptar në Zvicër”, pohoi enkas për portalin Shtegu, kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër (UKSHFZ), z. Feti Demoli.

Përndryshe, turneun e fitoi ekipi i FC Kosova nga Cyrihu, i cili në finale e mundi ekipin vendës të FC Prishtina Bern, në një ndeshje dramatike e me shumë kthesa, duke shënuar golin e fitores në sekondat e fundit të ndeshjes që përfundoi me rezultat 2:3.

Medaljet e fituesve i ndanë. kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit në Zvicër, Feti Demoli dhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, të shoqëruar edhe nga Elis Badalli, udhëheqës i Divizionit për Kulturë Rini dhe Sport në Diasporë, në ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës dhe Diasporës.

Në Kupën e sivjetme të Unionit, morën pjesë FC Prishtina Bern, FC Kosova Cyrih, KF Dardania St. Gallen, FC Iliria Solothurn dhe FC Kosova 19.

Unioni i Klubeve Shqiptare të Futbollit, si bartëse e këtij turneu, bashkë me FC Prishtinën e organizuan këtë vit, turneun në Bernë, në qendrën Bodenweid.

Të ftuara për të marr pjesë, ishin të gjithë ekipet shqiptare që garojnë nëpër liga të ndryshme në Zvicër. Një pjesë e madhe e ekipeve, munguan me arsyetimin e mungesës së lojtarëve, për shkak të pushimeve, pjesëmarrjes nëpër turne të ndryshme dhe arsyetime tjera.

UKSHFZ-ja ndau mirënjohje edhe për personalitete që kanë kontribuuar në promovimin e sportit dhe kulturës në Diasporë, ndër ta edhe për sportistët, si Nuri Seferin, Luan Rudajn, Arnold Gjergjajn, Azem Maksutajn, për ambasadat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Unionit të Klubeve Shqiptare të Futbollit, Feti Demoli, Mirënjohje i ka nda edhe Autorit dhe Udhëheqësit të emisionit Sporti Shqiptar në Mërgim, Kasam Selimit.

Programin e madhështoi edhe Shoqata AlbaKult nga Bern, me vallet me motive kombëtare.

FC Kosova, si fituese e Kupës së Unionit në Zvicër, bashkë me fituesin e Kupës së Federatës së Klubeve Shqiptare në Gjermani dhe fituesin e Kupës së Federatës së Futbollit të Kosovës, do të ndeshen midis tyre, në vjeshten e këtij viti, për të shpall fituesin e Kupës së Kosovës.

Turneun e sivjetëm, e mbështeti kompania IMAS, Izet dhe Leo Sahitaj.

 

You may also like