Performanca e shkëlqyer kurorzëohet me gol, Ylber Ramadani gjen rrugën e rrjetës me Aberdeen

by admin
Spread the love

Supergoli i shënuar në ndeshjen kundër Hibernian ishte si qershia mbi tortë për ecurinë fantastike që ka pasur deri tani. Ylber Ramadani ka gjetur rrugën e rrjetës në javën e 13-të të kampionatit skocez.

Skuadra e Aberdeen arriti të fitonte 4-1, ku mesfushori i Kombëtares shqiptare ishte një nga më të mirët në fushën e lojës. Performanca e tij fantastike u kurorëzua me gol në minutën e 61, kur përfiton nga një top i larguar nga kundërshtarët dhe fluturimthi e dërgon në rrjetë. Pastaj feston me shqiponjë përpara 17 mijë të pranishmëve në stadium.

Aberdin e fitoi sfidën 4-1, ndërsa Ramadani u ndëshkua edhe me karton të verdhë. Ai ka qenë një nga lojtarët më të aktivuzuar dhe më të rëndësishëm për ekipin në këtë fillim kampionati. Në merkaton e verës u transferua nga MTK drejt Skocisë. Tifozët e kanë pritur mjaft mirë dhe trajneri e konsideron një futbollist që sjell eksperiencë dhe forcë për formacionin e tij.

Performancat e Ramadanit, ashtu si të gjithë kampionatin skocez keni mundësi ta ndiqni në Oversport dhe Tibo. /oversport.tv

You may also like